Ekonomia Online
FUNDIT

Gjuriq: Asociacioni, mekanizëm për trajtimin e problemeve të serbëve në Kosovë

Gjuriq: Asociacioni, mekanizëm për trajtimin e problemeve të serbëve në Kosovë

Asociacioni i Komunave serbe është projektuar si një mekanizëm institucional për të trajtuar problemet e serbëve në Kosovë, ka thënë Marko Gjuriq gjatë një takimi me me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, Vladimir Gaspariq. Siç bën të ditur Zyra serbe për Kosovën,  Gjuriq e ka informuar ambasadorin slloven i mbi ecurinë e dialogut mes Beogradit […]

Asociacioni i Komunave serbe është projektuar si një mekanizëm institucional për të trajtuar problemet e serbëve në Kosovë, ka thënë Marko Gjuriq gjatë një takimi me me ambasadorin e Sllovenisë në Beograd, Vladimir Gaspariq.

Siç bën të ditur Zyra serbe për Kosovën,  Gjuriq e ka informuar ambasadorin slloven i mbi ecurinë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe situatën politike në Kosovë, transmeton Klan Kosova.

Poashtu theksohet se Gjuriq e ka njoftuar Gaspariq edhe rreth “problemeve të  serbëve në Kosovë” dhe ka theksuar se Asociacioni i Komunave serbe është projektuar pikërisht si një mekanizëm institucional për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Shefi i Zyrës serbe ka thënë me këtë rast se Sllovenia është një mik i sinqertë i Serbisë dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e qeverisë në Lubjanë e cila, sipas tij “nëpërmjet kanaleve politike dhe diplomatike në Bashkimin Evropian ofron një kontribut konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve serbo-shqiptare”, raportojnë mediat serbe.

Të ngjashme