Gjuriq: Durimit i ka ardhur fundi – do ta formojmë Asociacionin

Prishtinë | 08 Jan 2017 | 10:36 | Nga

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka përsëritur sot se planifikon që, nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.
Në një intervistë për televizionin serb “Pink”, Gjuriq ka thënë se “durimit i ka ardhur fundi” dhe se, nëse shqiptarët kanë mundur që njëanshëm ta shpallin pavarësinë, edhe serbët mund ta formojnë AKS-në.

“Në fund të fundit, ky edhe nuk do të ishte hap i njëanshëm, pasi që kjo përkrahet përmes marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë Gjuriq, transmeton Koha.net.

Duke folur për arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Gjuriq ka thënë se “Serbia nuk do t’i harrojë krimet për të cilat ai dyshohet” dhe se “askush nuk ka të drejtë të kërkojë nga Serbia që të heq dorë nga këto aktakuza”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme