Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka thënë të premten se shpreson që Gjykata Speciale t’i gjykojë krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe ta pastrojë skenën politike kosovare, nga njerëz që janë përgjegjës për krime.
“Njerëz që personalisht kanë drejtuar operacione dhe janë përgjegjës për krime, s’mund të jenë urë lidhëse për përmirësimin e raporteve në mes serbëve dhe shqiptarëve”, ka thënë ai për Radiotelevizionin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.
Dikush duhet të përgjigjet për krimet e tmerrshme që janë kryer kundër serbëve të Kosovës.
“Ky gjyq duhet ta dëshmojë se është serioz në ndjekjen e kriminelëve të luftës përgjegjës për faktin se 40,000 serbë nuk janë më në Prishtinë, se 247,000 serbë janë detyruar të largohen nga Kosova, dhe se qindra e mijëra të tjerë janë vrarë e po ashtu ka shumë të tjerë që mungojnë”, ka thënë ai.