Gjuriq nesër në Kosovë

Prishtinë | 19 Pri 2018 | 10:22 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nesër do të vijë përsëri në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Gjuriq kësaj here ka leje nga autoritetet e Kosovës për të ardhur në territorin e Republikës.

Ardhja e nesërme e Gjuriq lidhte me afatin që Lista Serbe u kishte dhënë organeve të Kosovës për nisjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Asamblistët dhe kryetarët e 10 komunave serbe në Kosovë ishin mbledhur muajin e kaluar dhe e kishin vendosur 20 prillin si afat për institucionet kosovare.

Nesër është paraparë një mbledhje e sërishme në Zveçan, në orën 13:00 për të diskutuar për këtë çështje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme