Gjuriq: Do të bisedohet për Asociacionin, Ivanoviqin…

Prishtinë | 19 Shk 2018 | 16:02 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, tha se më 26 shkurt, në Bruksel, pas më shumë se 14 muajsh, do të vazhdojë dialogu me Prishtinën për çështje teknike.

Ai tha se Beogradi do të këmbëngulë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në adresimin e çështjeve themelore të jetesës për popullin serb, si dhe në hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviq.

“Beogradi është i gatshëm të shkojë në Bruksel. Do të kemi shumë pyetje për bashkëbiseduesit nga Prishtina”, tha Gjuriq për gazetarët në Bruksel.

“Për ne, nuk ka çështje më të rëndësishme se Asociacioni i komunave serbe. Këtë na e kanë borxh që 1,767 ditë dhe kjo është temë mbi të gjitha temat”, tha Gjuriq.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar të dielën se dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë më 26 shkurt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme