Gjuriq thotë se zbatimi i Marrëveshjes së Drejtësisë përfundon deri të premten

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 11:42 | Nga

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq , pret që puna për zbatimin e Marrëveshjes për Drejtësinë midis Beogradit dhe Prishtinës të përfundojë deri të premten dhe që gjyqtarët dhe prokurorët serbë do të integrohen në sistemin gjyqësor të Kosovës.

“Kjo është një punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin serb në Kosovë. Për herë të parë pas vitit 1999, do të themelohet gjykata me shumicë serbe dhe me Kryetarin e Gjykatës së Kosovës në Mitrovicë dhe Prokurorinë me shumicë serbe. Pres që kjo punë e madhe dhe e rëndësishme të përfundojë në fund të javës, deri të premten “, tha ai, raporton Tanjug.

Nw kuadër të kësaj marrëveshjeje Kosovë-Serbi, sot pritet të betohen 42 gjykatës serbë, kryesisht për gjykatën themelore në Mitrovicë.

Marrëveshja e Brukselit për integrimin në sistemin e Kosovës të gjykatësve dhe prokurorëve serbë nga veriu i vendit, ishte arritur në shkurt të vitit 2015.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme