Gjuriq: Vetëm një reagim serioz i bashkësisë ndërkombëtare mund ta ndalë agjendën e Kurtit

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, ka shprehur frikën se lëvizjet e njëanshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti ndaj serbëve në Kosovë do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, nëse siç tha ai, nuk ka një reagim të bashkuar dhe serioz. të bashkësisë ndërkombëtare.

Në një intervistë për Politiko, Gjuriq ka theksuar se qëndrimet e Serbisë dhe SHBA-së për çështjen e Kosovës janë të ndryshme, por se në dhjetë vitet e fundit është bërë përparim i dukshëm.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbijetesën e popullit tonë në Kosovë që si SHBA ashtu edhe qendrat evropiane të vazhdojnë dhe të intensifikojnë presionin ndaj qeverisë në Prishtinë që të ndalojë rrezikimin e jetës serbe dhe më në fund të fillojë të respektojë dhe zbatojë marrëveshjet e arritura”, tha Gjuriq.

Të ngjashme