Gjykata brenda javës vendos për kërkesën e VV-së lidhur me caktimin e masës së sigurisë ndaj NBP-së

Prishtinë | 17 Tet 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjykata Themelore në Prishtinë për një javë do të marr vendim për kërkesën e VV-së për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të Ndërmarrjes Publike Banesore për ndërtimin e objektit afaristo-banesor në lagjen “Lakrishte”, raporton Ekonomia Online..

Aktvendimi në lidhje me padinë e Lëvizjes Vetëvendosje ndaj Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) pritet të publikohet brenda javës, ka bërë të ditur gjyqtari Dardan Kadolli.

Sekretar organizativ i VV-së në Prishtinë, Egzon Azemi, foli për padinë dorëzuar ndaj NPB-së.

“Sipas ligjeve në fuqi raportimi i shkeljeve ligjore është raportim ligjor. I lejohet secilit qytetar të marrë masat e nevojshme të ngris padi pranë Gjykatës për çështje të tilla të rëndësisë publike”.

Engjëll Rexhepi, avokat i NPB-së, ka kërkuar nga Gjykata që të vendos në favor të tyre duke shtuar se për këtë çështje është zhvilluar edhe një rast tjetër.

“Sa i përket parashtresës të njëjtën e kundërshtojmë për shkak se tashmë janë të shqyrtuara dhe propozuesit nuk kanë arritur shkeljen e ndonjë dispozitë private. Nga gjykata kërkojë të vendos konform dispozitave të ligjit për shkak se sigurimit të provave që pretendohet se i ka përfaqësuesi i njoftojmë se lidhur me këtë çështje është zhvilluar procedurë e njëjtë”.

Valdrin Behrami, përfaqësues i NPB-së tha se janë të hapur për ofrimin e të gjitha dokumenteve që u kërkohen, duke shtuar se prokuroria nuk ka gjetur asnjë shkelje për të vendosur masën e sigurisë.

Prandaj sipas tij, të gjitha kushtet ligjore për caktimin e një mase sigurisë nuk janë plotësuar, raporton EO.

“Sa i përket pretendimeve që janë paraqitur në shkresë lidhur me veprime nga ana e akuzës në drejtim të punuesve të kësaj ndërmarrje ne jemi të hapur për ofrimin e dokumenteve të nevojshme. Sipas legjislacionit penal prokuroria gëzon të drejta të plota nëse një punë juridike është derivat i një vepre penale të njëjtën ta ngrijë apo pezullojë deri në një verdikt të ardhshëm. Prokuroria ka filluar ndërmarrjen e veprimeve mirëpo për shkak se e njëjta nuk ka gjetur shkelje e njëjta nuk ka bërë ngrirje të pasurisë apo aseteve që ndërlidhën me këtë çështje”.

“Në këtë stad vazhdojmë të mbesim pranë përgjigjes të cilën e kemi dorëzuar në gjykatë për caktimin e masës siguruese lidhur me kontratën me të dhënat që janë prezantuar në këtë çështje gjyqësore. Ne i kemi dorëzuar edhe akt vendimet. Të gjitha kushtet ligjore për caktimin e një mase siguruese nuk janë plotësuar”.

Lidhur me rastin, NPB-ja është ballafaquar në gjykatë edhe me padi nga Qeveria e Kosovës, por rastin e ka fituar me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Më 21 prill të këtij viti, Gjykata e Apelit ka refuzuar padinë e Qeverisë së Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj projektit të iniciuar nga NPB-ja.

Po ashtu, paraprakisht në muajin shkurt, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka rrëzuar të njëjtën padi të Qeverisë së Kosovës kundër Ndërmarrjes Publike Banesore.

Projekti për objektin afaristo-banesor në “Lakrishtë”, i cili është iniciuar nga NPB-ja dhe do të ndërtohet në partneritet publiko-privat, ishte pezulluar pas padisë së ushtruar nga Ministria e Ambientit.

https://ekonomiaonline.com/nacionale/vv-ja-ne-seance-me-npb-ne-salla-mbushet-me-deputete-e-aktiviste/

Të ngjashme