Gjykata e Apelit: Sivjet u akuzuan 200 persona për keqpërdorim të detyrës

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 10:32 | Nga

Gjykata e Apelit njoftoi se po i shqyrton me prioritet të gjitha lëndët qe kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në njoftim bëhet e ditur se nga 1 janari i viti 2016 deri në fund të muajit shtator, në këtë gjykatë, janë pranuar 103 lëndë të kësaj natyre, me rreth 200 persona të akuzuar.

Nga to janë zgjidhur 58 lëndë, ku kanë qenë të përfshirë 104 persona të akuzuar, ndërsa mbesin në punë edhe 45 lëndë me mbi 80 të akuzuar. Vlen te theksohet se shumica e lëndëve që janë akoma të pa kryera, 36 sish, kanë ardhur në këtë gjykatë, gjatë muajve gusht dhe shtator.

“Sikurse tregojnë edhe shifrat më lartë, Gjykata e Apelit ka pasur një efikasitet të jashtëzakonshëm ne trajtimin e këtyre lëndëve. Kjo edhe falë punës se mirë dhe traditës që tashme është instaluar ne Departamentin e Krimeve të Rënda. Shumica e këtyre rasteve janë vendosur në muajin e parë, nga dita e arritjes në gjykatë. Por ka edhe raste te cilat për shaka të natyrës se tyre më specifike dhe voluminoze kanë zgjatur, ose po zgjasin më shumë”, thuhet në njoftim.

Gjykata e Apelit e Kosovës vepron si gjykatë e shkallës së dytë, që do të thotë se i gjykon lëndët e pranuara pas ankesës ndaj vendimeve të gjykatave themelore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme