Gjykata e Prishtinës dënon me burgim të akuzuarin për Pastrim të Parave

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 16:28 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë, respektivisht Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit K.P. për veprën penale Pastrim i Parave dhe Financim të Terrorizmit.

I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti, i cili dënim pritet të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë se aktgjykimit, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu personi në fjalë është dënuar me gjobë prej tre mijë eurosh, të cilën gjobë obligohet ta paguaj në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë aktgjykimit.

“Gjykata ka konstatuar se i akuzuari K.P që nga viti 2004 deri në vitin 2008 duke e ditur dhe duke qenë i vetëdijshëm se mjetet financiare të fituara me aktivitet kriminal, si produkt i aktivitetit kriminal e me qëllim të fshehjes se prejardhjes së mjeteve financiare në vlerë të përafërt prej 1.200.000 euro ka blerë prona të ndryshme duke i sjellë vetes përfitime të kundërligjshme”, thuhet në komunikatën e Gjykatë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme