Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka vendosur ti jap të drejtë gazetarëve në lidhje me mbrojtjen e burimeve të tyre.
Ky vendim është dhënë për rastin e gazetares norvegjeze, Cecilie Langum Becker, e cila fitoi kundër shtetit norvegjez në Strasburg.
Gjykata ka thënë se Norvegjia ka shkelur nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 10 siguron lirinë e shprehjes, dhe të drejtën për të marrë dhe shpërndarë informacionin lirisht.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka urdhëruar Norvegjinë të paguajë 30,000 NOK për Becker e cila më parë ishte akuzuar për refuzimin e zbulimit të identitetit të burimeve të saj në një artikull të lajmeve.
Vendimi ka të bëj me një rast ku Becker u thirr si një dëshmitare në një çështje penale financiare kundër një investitori qendror në kompaninë norvegjeze të naftës dhe gazit DNO. Policia nisi një hetim për kompaninë pasi ajo shkruante për rastin në vitin 2007.
Gjykata në Norvegji kërkonte të dinte se kush kishte folur për Becker. Por Becker refuzoi të zbulojë identitetin e burimeve të saj.
Si Gjykata e Rrethit të Oslos ashtu edhe Gjykata e Apelit Borgarting tha se gazetarja duhet të dëshmonte. Rasti u apelua gjithashtu në Gjykatën Supreme, por u refuzua. Më pas Becker mori rastin në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.