Gjykata Supreme shfuqizon dispozitat e Universitetit të Prishtinës për angazhimin e stafit

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar padinë e B.P. kundër Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, duke shpallur të paligjshme dhe shfuqizuar nenet 153 paragraf 3 dhe 4 të Statutit dhe nenin 7 paragraf 6 të Rregullores nr. 2/254.

Gjykata ka konstatuar se këto dispozita vendosnin ndalesa absolute për kandidatët me familjarë të punësuar në njësinë akademike, duke shkelur parimet e barazisë, meritokracisë dhe ndalimin e diskriminimit.

Vendimi thekson se ekzistenca e një lidhjeje familjare nuk nënkupton automatikisht nepotizëm dhe se masat e Universitetit ishin të tejskaluara dhe jo proporcionale.

Të ngjashme