Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po përballet edhe me një proces të dytë gjyqësore në Hagë.
Ai akuzohet bashkë edhe me Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin, Isni Kilan dhe Fadil Fazliun për “Pengim të Administrimit të Drejtësisë”.
Nga Haga edhe për këtë proces ka folur gazetarja Rina Mujku.
Mujku enkas për shikuesit dha sqarime më të detajuara edhe për këtë proces.
“Procesi i dytë në të cilin po kalon Hashim Thaçi, bashkë me Bashkim Smakajn, Hajredin Kuçin, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun. Kjo ditë është dita e fundit kur në gjykatoren e Dhomave të Specializuara të Kosovës do të ketë një seancë normale dhe jo një seancë për shpalljen e ndonjë vendimi. Prej paraqitjes së parë të Sali Mustafës, në shtator të 2020-të përkatësisht më 25 shtator e deri më sot kur po jepen fjalët përfundimtare dhe do të kryhet gjithçka në rastin e dytë të Thaçit, që është ai për “Pengim të Administrimit të Drejtësisë” apo tentim-pengimi të drejtësisë, më nuk do të ketë seancë ku do të dëgjohen qoftë dëshmitarë apo do të parashtrohen fakte të tjera nga palët, apo do të ketë fjalë qoftë nga Prokuroria, mbrojtja, mbrojtësi i viktimave apo trupi gjykues sepse tash e tutje seancat që do të mbahen do të jenë seanca ku do të shpallen apo do të jepen verdiktet”, tha Mujku.
“Duke qenë se “Rasti i Madh” ka ardhur në fund dhe verdikti për të pritet më 16 shtator, duhet të kujtojmë se nëse gjyqtari i vetëm në këtë rast Christopher Gosnell, vendos sot ta mbyllë rastin gojarisht, nje një urdhër gojor sikurse ka bërë Charles Smith më 18 shkurt të këtij viti kur kanë përfunduar fjalët përfundimtare të gjitha palëve natyrisht edhe të të akuzuarve dhe nuk e lë që këtë vendim ta merr pastaj me shkrim në mënyrë ajo datë të llogaritet zyrtare, i bie se kemi plot tre muaj kohë, pra 90 ditë sipas rregullores së Dhomave të Specializuara të Kosovës që të merret një vendim pastaj edhe për rastin e dytë e që është data 14 dhjetor”, deklaroi ajo.