Gjyqi për divorcin, shtyhet seanca ndaj Elia Zaharisë dhe Princ Lekës! Ja arsyeja e vendimit

Prishtinë | 18 Mar 2024 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë seanca për zgjidhjen e martesës së Princ Lekës dhe Elia Zaharisë, që u zhvillua ditën e sotme.

Mësohet se gjyqi për divorcin është shtyrë për shkak se Princ Leka nuk ka marrë pjesë në seancë. Ndërsa seanca e radhës do të zhvillohet me datën 1 prill.

Ndërkohë aktorja Elia Zaharia u fotografua ditën e sotme (18 mars) teksa largohej nga gjykata pas marrjes së vendimit për shtyrjen e seancës.

Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 Janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës.

Ndërkohë më 5 Mars çifti, që janë prindër të një vajze, Geraldina, u përplasën fizikisht me njëri-tjetrit brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media.

Princ Leka hodhi në gjyq ish-bashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu baba e bijë paditën për dhunë 42-vjeçarin.

Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhërmbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij.

Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”.

Gjithashtu, po kryhen hetimet për të zbuluar se kush e nxorri videon në media.

Të ngjashme