Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në rrugën lokale në periferi të fshatit Rogovë të Gjakovës ku kanë humbur jetën dy persona.
Policia e Kosovës, përmes një kumtese, bënë të ditur se deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B. (16) duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabela te Zvicrës dhe duke mos iu përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësore, të cilat nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje.
Vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer.
Sipas njoftimit, viktimat në këtë aksident janë: Gj. K. e lindur në vitin 1962 dhe mbesa e saj L. D. e lindur më 2005. Ndërsa, lëndime kanë marrë H. B. i lindur më 2001 dhe B. B. i lindur më 2001.
Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.