Gjysma e ujit të pijshëm humbet përmes rrjetit të Ujësjellësit

Prishtinë | 11 Qer 2019 | 15:51 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendësdrejtori i Autoritetit Rregullativ i Ujësjellësit Xhelal Selmani, ka raportuar para Komisionit për Bujqësi. Aty shpalosi raportin vjetor për vitin 2018 me arritjet dhe ngecjet në këtë sektor. Deputetët pasi që dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre e votuan këtë raport, raporton EkonomiaOnline

Ai tha se kanë përmbushur objektivat për vitin 2018.

“Kemi aprovuar tarifat për 2018 tarifa fikse për shërbimet e ujit janë zvogëluar prej 3 euro në 2 euro. Tek viti 2019 s’kemi pas ndryshime përveç tek konsumatoret shtëpiak është bërë ulje. Përveç përmirësimit të perfomancës inspektimi ka ndikuar edhe në mbrojtje e interesave të konsumatorëve”, tha ai.

Pasi dëgjuan një pjesë nga raporti, deputetët shtruan pyetje për zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullativ të Ujësjellësit, Xhelal Selmani.

“Sa i përket probleme tek pasqyrat e auditmit të 2017 çka keni bërë se çka mundemi ne me ju ndihmua që kemi 11 komuna që nuk furnizohen nga asnjë kompani”, tha deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri.

Pyetje kishte edhe deputeti i VV-së, Liburn Aliu.

“Po më intereson çështjen e faturimit pa matje. Konkretishr edhe Komuna e Prishtinës a vazhdon me u bë paushal si para shume viteve, tarifa lidhje me kyçjet e reja në ujësjellësin e Prishtinës.

Uji i paguar a është vetëm tek familjet apo edhe tek bizneset”, pyeti deputeti i Salih Salihu.

Ganimete Musliu, u interesua të dijë nëse kanë bërë ndonjë analizë për kënaqshmërinë e konsumatorëve.

“A bëni ndonjëherë analizë për pakënaqësitë e qytetarëve në çfarë forme i merrni vërejtjet”, tha ajo.

Krejt këtyre pyetjeve iu përgjigj Selmani.

Auditini gjeneral e ka bë auditimin teknik dhe ne nuk kemi asnjë rekomandim. Inkuadrimi i komunave, kemi Ranillukun veç është inkuadruar, kanë mbetur vetëm e dhe disa punë të vogla për komunat e tjera. Kemi edhe pjesë rurale që duhet të inkorporohen” .

“Sa i përket humbjeve pasi s’ka kalua ligji bazë 17 përqind të humbjeve janë të bizneseve dhe objekteve të kultit.

“Faturimi në veri vazhdon të faturohet. Uji faturohet nga 17 cent si ujë me shumicë pagesën nuk e bëjnë. Qeveria ndan subvencione nuk ceket për pjesën veriore por paguan kompanisë rajonale Mitrovica”.

 “Caktimi uniformë tek ne dhe në krejt perëndimin bëjnë tarifa zonale. E kanë një praktikë tarifore pse Prizreni është më i shtrenjtë problemi është të kostoja e prodhimit të ujit”.

“Ne çdo tri ditë shqyrtojmë kërkesat e konsumatorëve. Humbjet janë shumë të mëdha dhe prapë janë  57 për qind të humbjeve për vitin 2018. Në 2020 humbjet duhet të jenë nën 50 përqind, pasi s’kemi rezerva të mjaftueshme të ujit”, përfundoi ai.

Ky Komisioni dërgoi për shqyrtim në Kuvend rekomandimin e auditimit të performancës për procesin e menaxhimit të granteve dhe subvencioneve në sektorin e bujqësisë.

Të ngjashme