Të hënën në fshatin Gllogoc të Prishtinës, një viktimë mashkull ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është sulmuar me një mjet të mprehtë –thikë – nga një i dyshuar mashkull, njofton Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar ne Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas për tretman mjekësor, dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Lidhur me rastin, ndihmë mjekësore në QKMF Drenas ka kërkuar edhe një mashkull i cili po ashtu është i lënduar me mjet te mprehtë – thikë – dhe që dyshohet se personat e lënduar të jenë të përfshirë në të njëjtin rast.
I dyshuari është në kërkim nga njësiti policor.