Bërnabiq pas dënimit të Mladiqit: Serbia tregoi përkushtim për hetimin e krimeve të luftës që tri dekada

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 20:06 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se Serbia është e përkushtuar për të hetuar të gjitha krimet e luftës, si dhe për kapjen e të akuzuarve dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për krimet.

Ajo këtë e tha në TV Pink pas vendimit të Gjykatës së Kombeve të Bashkuara që e la përjetësisht në burg Ratko Mlladiqin, duke shtuar se Serbia e ka treguar këtë në tre dekadat e mëparshme, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, Bërnabiq ka thënë se nuk do të komentojë gjerësisht mbi vendimin, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të flasë për këtë sonte në seancën e Këshillit të Sigurimit në OKB në orën 21:00.

“Unë i bëj thirrje qytetarëve të ndjekin seancën dhe ata do të marrin një përgjigje nga fjalimi i presidentit”, tha kryeministrja.

Bërnabiq Gjykatën e Hagës e ka quajtur një gjykatë politike dhe u ankua se gjykata nuk kontribuoi në pajtim, por “na distancoi prej saj”.

“Tani jemi më larg pajtimit sesa ishim 26 vjet më parë. Tani, më duket, kemi intolerancë më të madhe midis kombeve sesa kishim gjatë konfliktit. Haga kontribuoi shumë për këtë”, kishte thënë Bërnabiq për” Nacionalni dnevnik”.

Të ngjashme