I zemëruar me humbjen në zgjedhje, Trump kërkon rinumërim të pjesshëm në Wisconsin

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 20:40 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se po kërkn një rinumërim të pjesshëm të votave në Wisconsin, duke vazhduar ta kontestojë fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të këtij muaji në SHBA.

Derisa ka qëndruar larg nga sytë e publikut, Trump ka vazhduar të shprehë mllefin e tij në Twitter, ku po bën pretendime për manipulim të zgjedhjeve, kryesisht pa fakte.

Zyrtarët e komisionit zgjedhor në Wisconsin, si dhe në Georgia, kanë thënë se rinumërimi i votave në këto ka shumë pak gjasë të ndërrojnë rezultatin përfundimtar.

Ekipi i Trumpit të mërkurën ka transferuar 3 milionë dollarë në Wisconsin për të mbuluar koston e rinumërimit në Milwaukee dhe Dane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme