Joe Bideni merr vaksinën anti-Covid

Prishtinë | 21 Dhj 2020 | 21:51 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, sapo ka marrë dozën e parë të vaksinës anti-Covid të Pfizerit.

Biden e ka marrë këtë vaksinë në një spital në Newark, Delaware.

Ai u ka bërë thirrje amerikanëve që ta marrin vaksinën, shkruan Reuters.

Politikanë të tjerë amerikanë, përfshirë zëvendëspresidentin Mike Pence, kryetaren e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe liderin e shumicës në Senat, Mitch McConell, kanë marrë vaksinën të premten.

Në SHBA deri më tash 317,684 njerëz kanë vdekur si pasojë e koronavirusit dhe janë infektuar afër 17.9 milionë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme