Mbi 112 milionë të infektuar dhe mbi 87 milionë njerëz të shëruar nga Covid-19 në botë

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Teksa infektimet me koronavirus po vazhdojnë të rriten anë e mbanë botës, njësoj po rritet edhe numri i pacientëve që po shërohen.

Sipas World Meters që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 112 milionë e 143 mijë e 185 persona, kanë vdekur 2 milionë e 481 mijë e 762 persona dhe janë shëruar 87 milionë e 542 mijë e 830 pacientë, njofton Klan Kosova

Rajoni më i goditur në botë nga COVID-19 mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 28 milionë e 791 mijë e 466 të infektuar, 511 mijë e 779 pacientë të vdekur dhe 19 milionë e 1 mijë e 650 të shëruar.

Vendin e dytë e zë India me 11 milionë e 15 mijë e 776 të prekur, 156 mijë e 495 viktima dhe 10 milionë e 710 mijë e 348 të shëruar.

Brazili zë vendin e tretë me 10 milionë e 168 mijë e 174 të infektuar, 246 mijë e 560 të vdekur dhe 9 milionë e 95 mijë e 483 të shëruar.

Kujtojmë se virusi korona për herë të parë u përhap në Wuhan të Kinës dhjetorin e vitit të kaluar, teksa deri tash është përhapur në mbi 188 vende të botës – ku rajonet më të goditura janë Amerika dhe Europa.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme