Navalny u helmua nga një skuadër e qitjes së FSB-së ruse

Prishtinë | 14 Dhj 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Një skuadër sekrete e qitjes, që punon për agjencinë ruse të spiunimit FSB, ka helmuar aktivistin opozitar, Aleksej Navallni, gjatë muajit gusht, pasi që i vëzhgoi të gjitha lëvizjet e tija gjatë disa udhëtimeve të mëparshme. Kështu pretendohet në një raport special të agjencisë së hulumtimeve “Bellingcat”.

Duke cituar të dhënat “voluminoze” të telekomunikimit dhe udhëtimeve, “Bellingcat” raportoi se skuadra kishte gjurmuar Navallnin në mënyrë sekrete qysh nga viti 2017. Operacioni pretendohet se nisi pasi që ai i shpalosi planet për ta sfiduar presidentin Vladimir Putin në zgjedhje.

Ekipi i vëzhgimit i FSB-së raportohet se e ndoqi Navallnin në më shumë se 30 destinacione dhe se ishte munduar ta helmonte atë qysh në korrik, kur opozitari udhëtoi në Kaliningrad për një takim romantik me bashkëshorten, Jullia.

Gjatë udhëtimit raportohet se Jullia Navallni përnjëherë kishte nisur të mos ndihej mirë. Një muaj pas kësaj, Navallni udhëtoi në Siberi për fushatë dhe i humbi ndjenjat gjatë fluturimit nga Tomsku në Moskë. Aeroplani asokohe bëri ulje emergjente në Omsk, ku ai u hospitalizua para se të dërgohej për trajtim të mëtutjeshëm në Gjermani.

Të ngjashme