Një i vdekur dhe një i lënduar rënd në një aksident trafiku në Tiranë

Prishtinë | 14 Kor 2019 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

Një aksident me vdekje dhe lëndimin e një personi ka ndodhur paraditen e kësaj të diele në Tiranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit, e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor.

Mësohet se gjendja shëndetësore e 28-vjeçarit është kritike për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./TCh

Të ngjashme