Presidenti i Iranit e quan Trumpin terrorist

Prishtinë | 16 Dhj 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë të mërkurën se është i lumtur që Donald Trumpi do të largohet nga zyra e presidentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke e quajtur atë “presidentin më të kundërligjshëm” dhe “terrorist”.

“Nuk jemi tejet të lumtur me arritjen e Bidenit, por jemi të lumtur që Trumpi po largohet”, ka thënë Rouhani në një fjalim televiziv para kabinetit të tij.

Presidenti Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar pasi humbi zgjedhjet e 3 nëntorit ndaj kundërkandidatit të Partisë Demokratike, Joe Biden. Biden së fundmi u konfirmua president edhe në Kolegjin Elektoral.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme