Sulm me armë në selinë e partisë pro-kurde në Izmir, vritet një person

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Një zyrtare e partisë kryesore turke pro-kurde, HDP, u vra sot pasi një burrë i armatosur u fut në zyrat e selisë në Izmir dhe hapi zjarr.

“Një person i armatosur me një pushkë sulmoi zyrat tona në Izmir”, ka thënë partia në një deklaratë të postuar në Twitter. “Kolegia jonë Denise Poiraz u vra në sulm”, shton deklarata.

Zyra e guvernatorit të Izmirit ka thënë se autori i veprës ishte një punonjës shëndetësor i pushuar nga puna dhe është arrestuar.

HDP akuzoi qeverinë dhe partinë në pushtet, presidentin Recep Tayyip Erdogan, të jenë “nxitësit e këtij sulmi të egër” për shkak të retorikës së dhunës kundër partisë pro-kurde.

“Ata vranë vajzën time”, tha nëna e viktimës në një video të postuar në Twitter nga HDP, e cila bëri thirrje për protesta kundër sulmit në Izmir dhe Stamboll.

Të ngjashme