Vdes i riu shqiptar, u përfshi në një sherr me thika në Angli

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 18:31 | Nga Ekonomia Online

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i vrarë gjatë një sherri me thika në Angli.

Viktima është identifikuar si Armend Xhika.

Sherri mësohet se ka ndodhur të enjten, 13 maj, në rrugën e quajtur “Earl Marshal” në Burngreave.

I riu fillimisht është dërguar i plagosur në Spitalin e Përgjithshëm në Veri, por nuk ka mundur të iu mbijetoj plagëve të marra nga sherri brutal.

Gjatë sherrit ka mbetur i plagosur dhe një 20-vjeçar, i cili po kurohet në spital.

Burimet bëjnë me dije se janë arrestuar pesë persona në lidhje me vrasjen e Armend Xhikës, ndërsa policia po bën thirrje për dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes.

Të ngjashme