Vdes kongresisti republikan si pasojë e Coronavirusit

Prishtinë | 08 Shk 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Kongresisti republikan nga Teksasi, Ron Wright, ka vdekur të dielën si pasojë e Coronavirusit.

“Dailymail” ka njoftuar të hënën se 67-vjeçari ishte gjithashtu duke luftuar me kancerin në mushkëri.

Ai është anëtari i parë i Kongresit që ka humbur jetën nga COVID-19.

“Kongresisti Ron Wright ndërroi jetë paqësisht në moshën 67-vjeçare më 7 shkurt 2021. Gruaja e tij, Susan, ishte pranë tij dhe ati tani është në praninë e Zotit dhe Shpëtimtarit të tij”, është thënë nga zyra e Wright.

“Ai do të mbahet mend si një konservator kushtetues. Ai ishte një burrë shteti, jo një ideolog”, thuhet tutje.

Wright kishte rezultuar pozitiv me Coronavirus më 21 janar. Pasi ishte kthyer në Teksas pas votimit për ta larguar Donald Trumpin nga Shtëpia e Bardhë, Wright kishte rënë në kontakt me një persona të infektuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme