Von der Leyen: BE-ja mund të bllokojë eksporte të mëtejshme vaksinash

Prishtinë | 08 Mar 2021 | 19:26 | Nga Ekonomia Online

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen paralajmëroi sot se vendet e tjera të BE-së mund të bllokojnë eksportet e vaksinave antiCOVID-19, siç bëri Italia për shpërndarjen e tyre në Australi.

“Nuk ishte një rast i izoluar”, shpjegoi kryetarja e ekzekutivit evropian për gazetën gjermane “WirtschaftsWoche”.

Paralajmërimi i von der Leyen vjen pas ndalimit të eksportit të 250.000 dozave vaksinash javën e kaluar nga Roma, që e justifikoi vendimin e saj me mungesën e tyre në Evropë dhe asaj të një nevoje urgjente në Australi.

Ndërkohë që Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës anti-Covid, ndonëse nga Qeveria në detyrë është thënë se në shkurt do të vijnë dozat e para.

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi javën e kaluar ka pranuar që nuk ka nënshkruar ende kontratë me Pfizer për vaksinat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme