Godet kamionin, lëndohen katër persona

Prishtinë | 19 Kor 2016 | 12:00 | Nga

Policia e Kosovës bën të ditur se në rrugën “Caralevë Komoran”, në Prishtinë i dyshuari mashkull k-shqiptar duke lëvizur me veturën Mercedes nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur një kamion Iveco që drejtohej nga viktima mashkull k-shqiptar, i cili për shkak të një defekti ishte i ndalur në rrugë.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar ngasësi i automjetit dhe tri pasagjere femra k-shqiptare dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme