Gola: 7 Marsi na gjen me një tranzicion të vështirë vlerash

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se shqiptarët zgjodhën datën 7 mars ta festojnë këtë ditë kur edhe u hap mësonjëtorja e parë shqipe, raporton Ekonomia Online.

Gola tha se në ditën botërore të mësuesit po bëjnë thirrje shteteve të investojnë në mësues që çdo nxënës të ketë mësues të kualifikuar.

“Mësuesit mësojnë rrëfejnë, udhëzojnë. Mësuesit janë rrëfim i dijes, i mirësisë dhe bujarisë. Ata janë gardianët e së kaluarës. Të gjithë ne bartim copëza kujtimesh për mësuesit tanë. Për mundin dhe sakrificën mësuesit duhet t’i japin çdo ditë. Këtë detyrë e kanë kryer në kushte të vështira me sakrifica të llojllojshme. Sot na gjen me një tranzicion të vështirë vlerash. Mësuesit tanë duhet të jenë të përgatitur me rrëfimet për fëmijët tanë. Në ditën botërore të mësuesit po bëjmë thirrje shteteve të investojnë në mësues që çdo nxënës të ketë mësues të kualifikuar”, tha Gola.

E deputeti i VV-së, Avni Dehari, i përshnëdeti të pranishmit në emër të gjithë deputetëve. Ai tha se krahas, urimet i përcjellin edhe për mësimdhënësit shqiptar nga Lugina.  

“Që në fillim në emër të gjithë deputetëve mësuesit dhe mësueseve, pensionistë nga zemra ua uroj 7 marsin ditën e mësuesit. Me këtë urim krahas mësueseve që punojnë në arsim në emrin tuaj ua përcjellë urime mësueseve shqiptar në Luginë të Preshevës”, tha Dehari.

Të ngjashme