Golden Eagle edhe në Amerikë

Prishtinë | 28 Sht 2019 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Pija energjike Golden Eagle, shumë shpejt mund ta gjeni edhe në dy shtete të ShBA-së.

Shtete e radhës që mirëpresin pijen energjike Golden Eagle, janë edhe dy shtete të ShBA-së, New Yok dhe Chicago.

Kompania FRUTEX, ka nisur  kontejnerët e parë me Golden Eagle për këtë dy shtete, për mes distributoret “Two Yims Crop” dhe “City Depot”

Bashkëpunimi në mes dy distributorëve ka ardhur si rezultate i panairit “Fancy Food Show” në New York, ku kompania Frutex ka qenë pjesëmarrës në këtë panair në muajin Qershor të këtij viti.

Kualiteti dhe cilësia sipas standardeve ndërkombëtare, ka bërë që pija energjike Golden Eagle, të jetë një konkurrente e fortë në tregun ndërkombëtar.

“Golden Eagle” sot është lider në viset shqiptare dhe është një ndër produktet kosovare më të shitura në tregun ndërkombëtar. Kjo pije është prezentë në mbi 30 vende të botës si ne tregjet e Evropës, Azisë e Afrikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme