Golden Eagle po instalon linjën prodhuese më të madhe në Ballkan

Prishtinë | 08 Mar 2023 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Pas rritjes së kërkesave në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar, Kompania Frutex ka filluar instalimin e linjës së re dhe do të rrisë kapacitetet prodhuese me plus 50,000 kanaçe në orë.

Kapaciteti i përgjithshëm do të jetë 66,000 kanaçe të prodhuara në orë, gjë që e bën kompaninë “Frutex” prodhuesin më të madh në Ballkan.

Tashmë, produktet e kompanisë “Frutex” eksportohen në mbi 30 vende te botës: Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Itali, Zvicër, Gjermani, Suedi, Angli, Belgjikë, Libi, Slloveni, Austri, Francë, Bosnje, Greqi, Finlandë, Kuvajt, Irak, Holandë, New York, Chicago, Pensilvani, Çeki, Australi, Indi, Bullgari, etj.

Kompania “Frutex” ka projektuar rritje prej 50% në eksportin e produkteve Golden Eagle, Natural, dhe Relax në raport me vitin e kaluar.

Përndryshe, përgjatë këtij muaji Fondacioni Golden Eagle do të nisë fushatë bamirësie në Shqipëri.

Të ngjashme