Google Duo tani në dispozicion për browserët desktop

Prishtinë | 28 Shk 2019 | 15:12 | Nga Ekonomia Online

Funksioni i shumëpritur për Google Duo tani më në fund është në dispozicion, ndërsa përdoruesve u mundëson t’i bëjnë video thirrjet e tyre nga ueb browseri për desktop. Përveç kësaj, ueb browser klienti për Google Duo gjithashtu i mbështet njoftimet, kështu që përdoruesi do të marrë njoftime për thirrjet, përcjell GSMArena.

Sipas sajtit 9to5Google, ndryshimi ende është duke mbërritur në serverë, ndërsa për të parë nëse edhe për ju opsioni është funksional, duhet të shkoni në duo.google.com në Chrome, Firefox, ose Safari, ndërkohë që jeni të loguar në llogarinë tuaj të Google. Nëse është aktiv, interfejsi menjëherë do të jetë i dukshëm, shkruan KOHA Ditore.

Browser versioni i aplikacionit ende e mbështet dritaren preview për video thirrje dhe mund të përshtatet në madhësi të ndryshme të videos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme