“Google Maps” me informacione shtesë për Coronavirus

Prishtinë | 09 Qer 2020 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Së shpejti, “Google Maps” do t’u ofrojë përdoruesve informacion shtesë për t’i ndihmuar ata të administrojnë më mirë situatën në epokën e koronavirusit, duke përfshirë detaje mbi grumbullimet në transportin publik dhe informacione rreth kufizimeve dhe rregullave të ndryshuara.

Në një postim në blog, kompania tha se do të ofrojë alarme tranzit në 14 vende në Europë, Amerikën Latine, Indi dhe SHBA, që do të shtohen në vazhdim.

Disa nga veçoritë përfshijnë informacione mbi nivelin e numrit të njerëzve në trena dhe autobusë, ndryshimet në orare të rregullta dhe në rregulla.

Harta, gjithashtu, do të paralajmërojë drejtuesit, kur rruga e tyre përfshin kalimin e kufijve, duke qenë se disa kufij janë të mbyllur dhe rregullat mund të ndryshojnë në juridiksione të ndryshme, siç është rasti midis shteteve amerikane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme