Grabitet filiali i BKT-së në Dardani

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Filiali i Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen Dardania në Prishtinë është grabitur këtë mëngjes.

Grabitja është kryer nga tre persona nën kërcënimin e armëve.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një banke në lagjen Dardania në Prishtinë. Policia ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti thotë se aktualisht po vazhdon ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit./kk

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme