Grabitja e armatosur në Raushiq, arrestohen tre persona

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, pasi të njëjtit me datën 3 gusht, në fshatin Raushiq të Pejës, dyshohet se kanë kryer një grabitje të armatosur, raporton Indeksonline.

Policia ka bërë të ditur sot se njësiti rajonal i grabitjeve, pas një pune intensive operativo-hetimore, ka arritur që të identifikojë dhe më pas të arrestojë tre persona të dyshuar për grabitje të armatosur. Nga këta, dy persona janë të mitur.


Me vendim të prokurorit të shtetit ndaj një të dyshuari është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve, ndaj një të mituri 24 orë, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.
Të dyshuarit kishin ndaluar një veturë ndërsa nga pronari i saj kishin arritur të grabitin një çantë në të cilën gjendeshin të holla rreth 226 euro dhe 100 franga.

Viktima e rastit ishte goditur disa herë nga të dyshuarit dhe kishte pranuar tretman mjekësor.

Të ngjashme