Grabitje me armë në një pikë karburantesh në Shtime (Video)

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 20:36 | Nga

Një pikë karburanti në Shtime u plaçkit nga disa hajna. Këta me automatikë kërcënuan punëtorin kujdestar, të cilit i morën edhe disa qindra euro.

Ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë, njofton Klan Kosova.

Ndërkohë edhe në Polici thonë se me të dëgjuar për lajmin kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku këta të fundit janë duke mbledhur prova.

Sipas Policisë rastet të tilla të grabitjes se parave me armë nuk mbahen mend të kenë ndodhur në komunën e Shtimes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme