Grabitje me armë në Prishtinë

Prishtinë | 31 Tet 2021 | 08:54 | Nga Ekonomia Online

Një grabitje me armë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në rrugën “Hamza Jashari” në Prishtinë.

Ankuesit kanë raportuar se dy persona kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e 905 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ishte në vendin e tij të punës dy të dyshuar meshkuj deri më tani të pa njohur, të cilët kanë pasur të vendosura maska anti Covid, kanë hyrë brenda objektit të pikës së derivateve dhe nën kanosjen e revoles kanë grabitur nëntëqind e pesë (905) €”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Policia ka bërë të ditur se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit.

Të ngjashme