Dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e thikës kanë grabitur një shumë të konsiderueshme parash nga një filial i Kompanisë ‘RIA Transfer Parash’ dhe kanë ikur në drejtim të panjohur.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 8:00 të mëngjesit në Vushtrri, ndërsa nuk ka të lënduar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur në një filial për transferim parash që ndodhet në rrugën Bastri Beqiri në Vushtrri.
Sipas tij, policia është duke punuar për të identifikuar të dyshuarit dhe vendndodhjen e tyre.