Grafikoni i shpresës, Kosova më së miri në rajon

Prishtinë | 29 Mar 2020 | 20:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Mjedisit, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Kosova vazhdon të ketë numrin më të ulët të rasteve me COVID-19, krahasuar me vendet e rajobit.

“Por ky s’është lajmi thelbësor. Lajmi më i rëndësishëm ështē se vendi ynë vazhdon të ketë trend të sheshtë të lakores. Pra rritmi i rritjes s’është eksponencial. E beteja sot nëpër botë bëhet mu për këtë lakore; që ajo të jetë sa më e rrafshët, sa më e sheshtë, sa më pak e pjerrët”, ka shkruar Abdixhiku, në një postim në Facebook.

“Masat e marra me kohë – para shumë shteteve të tjera në Evropë e po se po edhe këtyre në rajon – bashkë me sjelljen tonë kolektive duket se po japin rezultat. Për këtë duhet falenderuar secilin prej jush. Por kjo nuk thotë asgjë nëse s’vazhdojmë të kujdesemi edhe më shumë. Shumë vende e shtete nëpër botë e kanë humbur betejën në një ditë. Po ndalëm hapin na pret e njëjta gjë”.

“Prandaj na duhet një raund kujdesi final, në atë që ekspertët më të mirë të shtetit po e quajnë periudhë kritike. T’i dëgjojmë. Shmangini vizitat familjare, rrugëtimet pa nevojë e daljet e jourgjente. Jemi në një kohë të pazakontë, por na duhet një veprim krejt i zakonshëm – qëndrimi në shtëpi”.

Ministri i LDK-së ka kërkuar edhe pak durim. “S’na ka mbetur shumë. Do të kemi kohë për të gjitha”.

Të ngjashme