Grafitet me shkronjën pro ruse “Z”, Shala: Bartin 2 simbole të cilat duhet të deshifrohen

Prishtinë | 14 Mar 2022 | 15:58 | Nga Ekonomia Online

Në komunat veriore të Kosovës së fundmi janë vendosur grafite të shumta pro ruse me shkronjën “Z”, e cila është simbol i forcave ruse në agresionin ushtarak në Ukrainë.

Derisa krejt sytë janë nga sulmet e Rusisë në Ukrainë, grafite me shkronjën “Z” janë vendosur në shumë hapësira në komunat veriore derisa lidhur me këtë njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala për Gazetën InLajmi tha se këto grafite bartin me vete 2 mesazhe, e të cilat duhet të deshifrohen.

“Pra mesazhi i parë ndërlidhet me nivelin politik ku dihet që do të jemi në prag të “jetësimit” të Asociacionit serb të komunave dhe arritjes se marrëveshjes për targa ku nga veprimi i fundit të strukturave paralele po jepen shenja që nëse nuk do zbatohen këto 2 veprime atëherë këta do ta bojkotojnë institucionet e nivelit qendror duke tentuar që të krijojnë një anarki në çdo komunë brenda Kosovës ku udhëheqin serbët e me theks të veçantë në veri të vendit”, tha Shala.

Ai mendon se të gjitha institucionet e sigurisë duhet të kenë ndërmarrë të gjitha gjitha veprimet në lokalizimin e personave që kanë shkruar në muret dhe hapësira të tjera simbolin “Z” e që ndërlidhet me luftën në Ukrainë.

“Nëse dalin që keto veprime i kanë bërë me direktivën e një subjekti politik atëherë Prokuroria e Kosovës duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete penale kundër subjektit politik, Lista Serbe”, tha ai.

Të ngjashme