Gramoz Ruçi kryetar i Kuvendit, edhe me votat e opozitës

Tiranë | 09 Sht 2017 | 19:37 | Nga

Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur pasditen e kësaj të shtune, në seancën e dytë të legjislaturës së re, Gramoz Ruçin për kryetar të Kuvendit.

Ruçi ka qenë propozimi i vetëm për postin e kryetarit, i bërë nga 55 deputetë të grupit parlamentar socialist.

Pas betimit të 140 deputetëve të pranishëm në sallën e Kuvendit, ka nisur procesi i votimit që është bërë në mënyrë të fshehtë, me fletë votimi, shkruan Top Channel.

Procesi është menaxhuar nga një komision prej 5 anëtarësh, 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Në fund votat për Ruçin kanë rezultuar 80 pro, 40 kundër, 1 abstenim, ndërsa të tjerët nuk morën pjesë në votim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme