Gratë e Drenasit i japin mbështetje Ramiz Lladrovcit për zgjedhjet e 12 tetorit

Prishtinë | 03 Sht 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se barazia gjinore do të jetë një ndër prioritetet kryesore në qeverisjen e tij lokale.

Ai ka bërë të ditur se për herë të parë në vend dhe në rajon, lista e kandidatëve për Asamblenë Komunale nga ekipi i tij “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin” përfshin barazi të plotë gjinore.

“Gratë janë vlerë e shtuar e Drenasit, zemra e Kosovës. Fjalët i bëjmë vepra. Bashkë, vazhdojmë +4”, ka shkruar Lladrovci në rrjete sociale.

Të ngjashme