Greqia kërkon nga Kosova përkushtim në forcimin e marrëdhënieve rajonale

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Varshavë është takuar me homologun e tij grek, Georgios Katrougalos, ku është diskutuar për mundësitë e përafrimit të dy vendeve në fusha të ndryshme.

Pacolli ndër të tjera ka theksuar se ndërtimi i marrëdhënieve të mira dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike janë prioritet i dy qeverive.

Kryediplomati kosovar është siguruar nga Katrougalos se Qeveria greke vlerëson progresin e arritur në Kosovë në përmbushjen e kritereve për vizat dhe parimisht ka qëndrim pozitiv për Kosovën.

“Greqia kërkon nga Kosova dhe shtetet e tjera të rajonit të jenë të vendosur dhe të përkushtuar drejt forcimit të marrëdhënieve rajonale dhe procesit të integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu vlerësuam se zgjidhjet në Ballkan duhet të jenë me marrëveshje dhe në mënyrë paqësore dhe duhet të pushojnë të gjitha përpjekjet për rrënimin e të arriturave”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Image may contain: 4 people, people sitting
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme