Griezmann pranon ofertën e Barcelonës

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 12:58 | Nga

Sulmuesi francez Antoine Griezmann ka pranuar që t’i bashkohet Barcelonës stinorin e ardhshëm për 100 milionë euro, duke ia mbyllur kështu derën një kalimi të mundshëm të Manchester United, raporton “The Sun” të dielën, transmeton “Koha Ditore”.

Trajneri i Man. Utd, Jose Mourinho e kishte Griezmannin në krye të listës, por tash duhet të kërkojë lojtar diku tjetër, pasi Griezmann është përcaktuar për skuadrën e radhës.

Barcelona do të paguajë 100 milionë euro, sa është klauzola për lirimin e lojtarit me Atletico Madridin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme