Një grua britanike ka pranuar fajësinë pasi mbështeti komplotin e grupit të Shtetit Islamik për të bombarduar “Saint Paul’s Cathedral” në Londër.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Safiyya Amira Shaikh, 36 vjeçe, nga Middlesex i Anglisë ka pranuar se ka punuar në përgatitjen e akteve terroriste, si dhe përhapjen e publikimeve nxitëse.
Ndërkaq prokurorët thanë se Shaikh kishte kontaktuar me dikë që të përgatiste edhe eksploziv.
Raportohet se e njëjta kishte udhëtuar në Londrën qendrore dhe u sistemua në një hotel për të pasur nga atje shënjestrën, ndërsa mori pjesë edhe në “Saint Paul’s Cathedral” për të vendosur një pajisje të dytë shpërthyese, thuhet në deklaratën e policisë.
Më tutje në atë raport thuhej se ajo u takua me një person që e furnizoi atë me dy çanta, me qëllimin dhe besimin se pajisjet shpërthyese do të vendoseshin aty