Agim Jashari, ish -luftëtar në Zonën e Shalës “Brigada 142”, është kthyer nga Gjermania dhe është inkuadruar në UÇK. Ai tregon se asnjëherë që kur ka përfunduar lufta nuk ka marrë ndihmë nga shteti.
Ai jeton me djalin dhe gruan, por ne xhepin e tij nuk ka asnjë cent.
Jashari thotë se ka provuar të punësohet por nuk ia ka dalë. Madje as gruaja e tij që ka gradën magjistër i shkencave teknike është e papunë. “Sikuse mua sikurse gruan na kanë refuzuar në konkurse”, thotë Jashari duke treguar se si ish -luftëtarë s’është marrë asnjëherë parasysh për punësim.
Ai tregon se të birin shembullor në shkollë mezi ia ka dal ta dërgojë deri në klasën e nëntë që sapo ka përfunduar.
Të vetmen mbështetje kur mbetet keq thotë se e ka nga miqtë dhe të afërmit. Por, për të mbush sofrën me bukë dhe Jashari thotë se deri tri-katër dyqane është në borxh.
“Ndryshe s’kam si mbijetoj, nëpër dyqane me marrë ushqim veresi duhet derisa del dikush më qon ndonjë shok apo motra i laj kapak. Pra, me vështirësi dhe për ushqim ia dalim”. Në Mitrovicë ai thotë se është vështirë të gjesh edhe punë të rëndomtë. Shprehet i dëshpëruar. “Jetoj në një shtëpi bashkë me vëllan unë në katin e parë një dhomë me një kuzhinë”.