Gruaja ishte në depresion, ajo çfarë ka bërë burri i saj i ka mahnitur të gjithë

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 09:19 | Nga

Depresioni është një nga sëmundjet më rrënuese mendore që mund të ndikojë në jetën e çdo njeriu që preket nga ky problem.

Duke e ditur se çfarë probleme sjellë në jetën e njerëzve depresioni ne mund të dimë edhe sa e vështirë është lufta kundër tij.

Kjo histori nuk është nga ato tragjike, por një histori shembull për të gjitha çiftet që kanë këso lloj probleme ose të ndonjë natyre tjetër.

Burri i saj çdo ditë duhej të përballej me të dhe të duronte fyerjet e sharjet e saj, por gjithmonë i qëndronte afër me durimin më të madh dhe me dashurinë që çdo femër e ëndërron, transmeton lajmi.net

Ai një ditë ka vendosur që gruas së tij t’i bënte një surprizë të vogël, por që i ndryshoi krejtësisht rrjedhën e jetës.

Ai në pasqyrë kishte shkruar 15 arsyet pse e dashuron atë duke e mahnitur gruan e tij e më pas gjithë njerëzit në rrjetet sociale.

“Unë mendoj se kjo ishte një përkujtim i dashurisë së tij ndaj meje, duke e ditur se unë harroj shumë. Ai gjithmonë lufton për të mirën e njerëzve, por kjo që ai bën për mua është mrekulli. Ky gjest i tij është testamenti i dashurisë së vërtetë. Kisha shumë nevojë për këtë”, ishte reagimi i gruas.

Depresioni është një përvojë e vështirë, por mbështetja emocionale gjithmonë ndihmon shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme