Gruaja nga Peja e humb foshnjën gjatë shtatzënisë, nisin hetimet

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Peja ka raportuar në polici se bashkëshortja e tij e ka humbur foshnjën gjatë shtatzënisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Me vendim të prokurorit, do të kryhet autopsia e foshnjës, ndërkaq rasti vazhdon në procedurë hetimore.

“Hetim i vdekjes-Pejë, 12.01.2022-21:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij, viktima femër kosovare gjatë shtatzënisë ka humbur foshnjën. Me vendim të prokurorit do të kryhet autopsia e fëmijës. Rasti në procedurë hetimore”, ka bërë të ditur policia

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme