Martesa e zbulon gjithmonë anën më të bukur dhe më të butë të një personi, por për Jrue Holiday, yllin e NBA, ka qenë mjaftë e vështirë.
Gruaja e tij u diagnostifikua me tumor në tru kur ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa me të kuptuar për rastin, Holiday hoqi dorë nga karriera e tij, për të qenë pranë saj.
Lojtari profesionist i basketbollit e ka vlerësuar shëndetin e gruas së tij më të rëndësishëm sesa karriera dhe çdo gjë tjetër duke i lënë të gjitha mënjanë për t’i qëndruar pranë bashkëshortes.
Më 4 shtator 2016 klubi i tij New Orleans Pelican kishte njoftuar zyrtarisht se Jrue e kishte lënë klubin, për ta ndihmuar Laurën.
Për gruan e tij është planifikuar një kirurgji gjatë këtij muaj për rreth gjashtë javë, por trajtimet do të fillojnë vetëm pasi të ketë lindur fëmijën.
Çifti për momentin janë duke e mbajtur private gjendjen e tyre dhe për ta me rëndësi është vetëm shëndeti i saj.
Ajo që i ka emocionuar njerëzit ka qenë vendimi i Jrue, duke treguar se njerëzit janë të aftë të lënë anash gjithçka për dashurinë, madje të sakrifikojnë edhe një karrierë të tërë.